Lajme

120 vjet nga vrasja e atdhetarit Haxhi Zeka

Një prej figurave të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare gjatë shekullit XIX, kishte qenë Haxhi Zeka. Një luftëtar dhe atdhetar i pranuar nga të gjithë patriotët e kohës, por që kishte përkrahjen e popullatës shqiptare, emri i të cilit ishte bërë i njohur sidomos kur kishte formuar Lidhjen “Besa-Besë” të Pejës, që ishte mbajtur në vitin 1889.

Lexo më shumë  Thellohet kriza e prodhimit në Shqipëri/ Fasoneritë në rënie të pandalshme, zbret në grupin e dytë

Haxhi Zeka ishte vrarë më 21 shkurt 1902, derisa po shkonte nga ndërtesa qeveritare në Pejë në drejtim të Urës së Gurit, ishte qëlluar për vdekje nga Adem Zajmi, i cili i kishte zënë pritë me disa persona tjerë.

Ka pasur disa variante të shkrimeve që flasin për qëllimin e vrasjes së Haxhi Zekës. Disa kronika të kohës kishin shkruar se Adem Mehmet Zajmi e kishte vrarë me kërkesë nga Beogradi dhe Stambolli, kurse disa tjerë Zajmin e paraqesin si një bandit, por që kishte pasur pozitë në ushtrinë turke të kohës.

Lexo më shumë  Kandiq: Serbia synoi që shqiptarët të ishin 5 përqind në Kosovë; u dëbuan 800 mijë në vitin 1999

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *