Moti sot në Kosovë
Mot i vranët dhe me intervale kohore me diell pritet të mbajë të dielën në Kosovë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius.
Sipas njoftimit të IHMK-së, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.
Rruga Press