BotaKryesore

Rusia nisi stërvitjet ushtarake nga ajri dhe deti, dalin pamjet nga ambientet ku po qëndron Putini dhe po mbikqyr

Rusia ka nisur stërvitjet me raketa balistike dhe lundruese, tha agjencia shtetërore e lajmeve ruse, RIA Novosti pak para orës 5:30 të mëngjesit të së shtunës.

Presidenti Vladimir Putin dhe udhëheqësi bjellorus, Alexander Lukashenko po ndjekin stërvitjet nga qendra e kontrollit në Kremlin, raportoi RIA, duke cituar zëdhënësin e Kremlinit Dmitry Peskov.

Lexo më shumë  Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një lajm i mirë për qytetarët tanë

Ministria ruse e mbrojtjes tha se stërvitjet “do të përfshijnë mjetet dhe pajisjet e Forcave Ajrore, Distriktin Ushtarak Jugor, Trupave Raketore Strategjike dhe flotën e Detit Verior dhe të Zi”, raporton agjencia ruse e lajmeve Interfax.

“Stërvitja e forcave të kontrollit strategjik ishte planifikuar paraprakisht për të kontrolluar gatishmërinë e trupave të komandës ushtarake, ekuipazheve të lëshimit të raketave, ekuipazheve të anijeve detare dhe të transportuesve strategjikë të raketave për të kryer detyrat e caktuara, si dhe besueshmërinë e armatimeve të forcave bërthamore dhe jobërthamore”, tha ministria.

Lexo më shumë  “Duam paratë tona”, gjermanët dhe italianët e mashtruar nga Forex hapin gjyqe në Shqipëri

Inteligjenca amerikane vlerëson se rreth 130,000 trupa dhe pajisje ushtarake gjenden në zonat në kufi me Ukrainën.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *