Putini nis stërvitjet strategjike bërthamore të Rusisë ndërsa tensionet vazhdojnë të rriten
Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi të shtunën fillimin e stërvitjeve strategjike bërthamore që përfshijnë lëshimin e raketave balistike, citoi agjensia e lajmeve RIA të ketë thënë Kremlini.
Stërvitjet janë shfaqja më e fundit e forcës së Moskës në një kohë tensioni akut me Perëndimin mbi Ukrainën.
“Po,” u citua të ketë thënë zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov kur u pyet nëse stërvitjet kishin filluar.
Më vete, presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko, një aleat i ngushtë i Putinit, mori pjesë në stërvitjet ushtarake së bashku me Putinin në Kremlin, njoftoi media shtetërore bjelloruse.
Stërvitjet pasojnë një seri të madhe manovrash nga forcat e armatosura të Rusisë në katër muajt e fundit që kanë përfshirë një grumbullim trupash, që vlerësohet nga Perëndimi në 190,000 ose më shumë në veri, lindje dhe jug të Ukrainës. Rusia mohon planifikimin për të sulmuar Ukrainën.
Putin dhe zyrtarë të tjerë të lartë shpesh i referohen faktit se Rusia, së bashku me Shtetet e Bashkuara, janë një nga fuqitë kryesore bërthamore në botë.
© Rruga Press