Egzon Azemi/Si sot 29 vite më parë, familja Jashari u zgjua nën rrethim nga Ushtria e Policia serbe
Postimi në facebook i Egzon Azemit:
“Si sot 29 vite më parë, familja Jashari u zgjua nën rrethim nga Ushtria e Policia serbe me bilnda, tanke, e armë të çdo kalibri. Nga këto shtëpi përballë dëgjohej kënga që qetësonte fëmijet e mobilizonte burrat e gratë e shtëpisë. Secili e dinte pozicionin e vet. Rezistenca filloi. Krismat nuk ndaleshin por si kanga e trimave të kësaj familje. Ata qëndruan. Duke i’u shkaktuar humbje të mëdha në artileri dhe në trupat policore-ushtarake, Jasharët detyruan armikun siq thoshte Hamza; t’i kthej gishtat nga thembrat. Histori heroike si ajo e familjes Jashari nuk mund të prodhohet as në imagjinatat më të zhvilluara të autorëve të filmave hollivudian.Ne e patëm në realitet një histori qëndrese të pakrahasueshme e të pa parë në botë.”