Kuriozitete

Shoferi i autobusit shqiptar ‘trondit’ gjermanët: Bën 1800 km rrugë nga Vlora pa pushim

Shoferi i një autobusi ka habitur mediat gjermane, të cilat i kanë dedikuar edhe një shkrim. “Spiegel” shkruan se një shofer, i paidentifikuar me emër, udhëtoi nga Shqipëria në Gjermani me 25 pasagjerë në bord, pa bërë asnjë orë pushim. Kur u ndalua nga policia në qytetin e Koburgut, u vu re se shoferi nuk kishte bërë pushim për rreth 1800 kilometra. Distanca nga Vlora deri në Hamburg është rreth 2300 kilometra.

“Kjo është kumar i pastër,” – kështu është përshkruar stili i drejtimit. Në autobus ishin 25 pasagjerë, mes tyre gra e fëmijë, përfshi familje të tëra me fëmije të vegjël. Përveç kësaj, në autobus ishte edhe një i kërkuar nga prokuroria për qëndrim të paligjshëm.

Shoferi i dytë gjithashtu “ka shpërfillur plotësisht” orarin ligjor të drejtimit dhe pushimit dhe për të mbuluar shkeljet ka përdorur kartën e shoferit të një kolegu që nuk ndodhej fare në bord. Sipas marrëveshjes ndërkufitare për drejtuesit e autobusëve dhe kamionëve, një shofer mund të qëndrojë pas timonit për maksimumo nëntë orë në ditë. Pas katër orësh e gjysmë duhet të bëjë një pushim prej 45 minutash.

Marrë nga Spiegel

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *