Goditja ndaj bandave shqiptare të trafikut të kokainës/ Prokurori i Përgjithshëm belg ngre alarmin: Nëse nuk ka reagim të fortë, Belgjika rrezikon të bëhet si Shqipëria pas 5 vitesh
Pas megaoperacionit të pak ditëve më parë, kur u çmontuan bandat e rrezikshme shqiptare të trafikut të kokainës dhe pastrimit të parave, duke çuar në pranga 45 persona, ka reaguar edhe Prokurori i Përgjithshëm belg Johan Delmulle.
Ai shprehu keqardhjen për mungesën e numrit të mjaftueshëm të hetuesve belgë për të çuar përpara hetimin e këtyre dosjeve, ndërsa ka ngritur alarmin për intensifikimin e trafikut të drogës, pastrimit të parave dhe evazionit fiskal.
Sipas prokurorit të përgjithshëm të Belgjikës nëse nuk ka një reagim të fortë ndaj grupeve kriminale nga vetë sistemi i drejtësisë atëherë edhe Belgjika rrezikon të bëhet si Shqipëria pas pesë vitesh, sa i përket trafikimit të drogës dhe rritjes së nivelit të kriminalitetit, shkruajnë mediat belge.
Ai ka shtuar se drejtësia duhet të japë dënime të rrepta ndaj trafikut të kokainës, krimit financiar dhe evazionit fiskal, në mënyrë që kriminelët të mos t’ia hedhin paq siç kanë bërë në shumë raste me apelimin e vendimeve dhe më pas janë arratisur për në Dubai.
Rruga Press