Lajme

Policia sekuestron mjetet e punës në Divjakë, fermerët kundërshtojnë vendimin

Shteti ka vendosur të hakmerret ndaj fermerëve të Divjakës të cilët prej muajsh janë ngritur në protesta masive. Prej disa ditësh policia ka ndërmarrë një aksion për bllokimin e mjeteve të fermerëve ku janë sekuestruar 30 motoçikleta dhe janë shoqëruar në komisariat 20 persona.

Në një kohë kur fermerët e Divjakës kërkojnë subvencione nga shteti, nga ana tjetër pushteti vendor dhe policia prej ditësh ka nisur bllokimin e mjeteve që përdorin për transportimin e prodhimeve bujqësore.

Lexo më shumë  Hiqet masa e arrestit në shtëpi për kreun e opozitës Sali Bershia
YouTube player

Prej fillimit të këtij aksioni, i cili është në dëm të fermerëve, policia ka sekuestruar 30 motoçikleta dhe ka shoqëruar në komisariatin e Divjakës 20 persona.

Fermerët, të mbledhur përpara komisariatit, kërkojnë që ata të pajisen me dokumentacion përkatës ndërsa kundërshtojnë shoqërimin e tyre në polici. Fermerët e zonës së Divjakës, të cilët dita-ditës po emigrojnë, kërkojnë ndihmë nga shteti pasi janë drejt falimentimit.

Lexo më shumë  Kurti takon arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Andrija Mutnjakoviq

Sekuestrimi i të vetmit mjet për ta, i cili shërben për të nxjerrë prodhimet e tyre në treg, është një dëm i madh ekonomik për fermerët e zonës./ Syri.net

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *