Tanket në kufi me Ukrainën, Rusia fut në lojë edhe raketat balistike
Ministria ruse e mbrojtjes ka njoftuar se do të nisë stërvitje të reja, të cilat përfshijnë lëshimin e raketave balistike dhe të lundrimit, duke filluar nga data 19 shkurt.
Sipas BBC, stërvitjet që do të mbikëqyren nga presidenti rus ka qenë të planifikuara prej kohësh. Stërvitjet e përbashkëta të Rusisë me Bjellorusinë do të përfundojnë më 20 shkurt, ndërsa stërvitjet në Detin e Zi do të përfundojnë një ditë më parë.
Lojërat e luftës pasojnë paralajmërimin e presidentit amerikan Joe Biden të enjten se Rusia mund të pushtojë Ukrainën brenda disa ditësh.
Rruga Press