BallinaBota

Kaloi 30 vite në burg se spiunoi për Izraelin, momenti ku agjenti zbret nga avioni dhe puth tokën

Një ish-analist i Marinës Amerikane, i cili kaloi 30 vite në burg për spiunazh, mbërriti në shtetin hebre sot, ku u prit nga kryeministri Benjamin Netanyahu.

Jonathan Pollard , 66 vjeç kishte shprehur prej kohësh dëshirën që të shkonte në Izrael, vend që i kishte dhënë shtetësinë izraelite. Çështja e spiunit ka tensionuar marrëdhëniet SHBA-Izrael për dekada.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Polard, një hebre-amerikan i lindur në Teksas , u dënua me burgim të përjetshëm në 1987 pasi u deklarua fajtor për spiunazh.

Ai u la i lirë me kusht në 2015, por duhej të mbante një byzylyk elektronik dhe t’i nënshtrohej kufizimeve të udhëtimit, mbi të gjitha nuk lejohej të largohej nga Shtetet e Bashkuara për pesë vite.

YouTube player