Bota

Çështja e Ukrainës, Sekretari Amerikan i Mbrojtjes bisedë telefonike me homologun rus

 Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin do të bisedojë sot me homologun rus Sergei Shoigu. Lajmi u konfirmua nga Ministria e Mbrojtjes së Rusisë për mediat vendase. Edhe pse nuk është konfirmuar se për çfarë teme do të bisedohet, besohet se në fokus do të jetë konflikti Rusi-Ukrainë.

Në 18 shkurt, një bisedë telefonike do të kryhet midis Ministrit të Mbrojtjes të Federatës Ruse Sergei Shoigu dhe Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes Lloyd Austin. Biseda do të kryhet me iniciativën e palës amerikane”, bëri me dije zyra e shtypit të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë.

Lexo më shumë  Biden publikon foton e fundit si president i SHBA-së: Edhe një foto të fundit, të duam Amerikë

Sot do të zhvillohet Konferenca e Sigurisë në Mynih ku marrin pjesë 30 udhëheqës të botës. Moska nuk ka dërguar përfaqësues. Nga ana tjetër, presidenti rus Vladimir Putin do të takohet sot me homologun bjellorus Aleksandër Lukashenko.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *