Ministri i Jashtëm italian, Di Maio do të vizitojë sot Kosovën
Ministri i Jashtëm Italian, Luigi Di Maio, do të vizitojë sot Kosovën.
Me këtë rast ai do të vizitojë trupat italiane që shërbejnë në kuadër të KFOR-it.
Ministri italian do të pritet në takim nga homologia Meliza Haradinaj-Stublla.
Mësohet se takimi do të zhvillohet në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në orën 11:10.