Lajme

Adem Jashari shfaqet në billbordet e një prej autostradave më të frekuentuara në SHBA

Fotografia e komandantit legjendar Adem Jashari është shfaqur sot në billborde në një nga autostradat më të frekuentuara në Amerikë.

Këtë e ka mundësuar kompania shqiptaro-amerikane “Tafingo”, e cila vepron në SHBA dhe Kosovë, për 14 vjetorin e Pavarësisë.

Fotografitë e Adem Jasharit janë vendosur në billbordet në autostradën I-95 që fillon nga Boston dhe mbaron në Florida për të uruar ditën e Pavarësisë së Kosovës dhe për të promovuar shtetin e Kosovës tek miliona amerikanë që udhëtojnë në këtë rrugë çdo ditë.

Lexo më shumë  Aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri në vitin 2022

“HAPPY INDEPENDENCE DAY KOSOVA! 14th ANNIVERSARY” është mbishkrimi, që bashkë me fotografinë e komandantit legjendar Adem Jashari, shumë amerikanë do ta shohin për një javë.

Stafi i kësaj kompanie ka deklaruar se kjo është një mënyrë e mirë për ta promovuar Kosovën te populli amerikan.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *