SHBA-ja propozon takim NATO-Rusi
Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, ka bërë të ditur se SHBA-ja ka propozuar një takim të këshillit NATO-Rusi dhe këshillit të përhershëm të Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, në përpjekje për të zgjidhur tensionet në kufijtë e Ukrainës, pa konflikt.
Blinkeni po ashtu ka thënë se ka kërkuar të takohet me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov, në Evropë javën e ardhshme.
“Si diplomatë kryesorë, ne kemi përgjegjësinë të bëjmë çdo përpjekje që diplomacia të ketë sukses dhe të mos lërë asnjë gur diplomatik pa lëvizur”, ka thënë Blinken.
Blinken ka shtuar se SHBA-ja beson se zbatimi i Marrëveshjes së Minskut është jetik për të siguruar një rrugë diplomatike përpara.
Ai ka shtuar se SHBA-ja do të “lehtësohet” nëse paralajmërimet e saj për Rusinë janë të pasakta dhe parashikimet e SHBA-së provohen të gabuara.
Rruga Press