BallinaBota

Hap i madh, presidentja e KE firmos marrëveshjen tregtare të Brexit në Bruksel

Mëngjesin e sotëm është firmosur marrëveshja tregtare post-Brexit, nga Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Për të quajturën zyrtarisht Marrëveshja e Tregtisë dhe Bashkëpunimit midis Bashkimit Europian dhe Mbretërisë së Bashkuar, u deshën muaj me radhë që të gjendej një konsensus mes palëve.

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dhe Presidentja e KE nënshkruajnë në emër të Bashkimit Evropian.

Lexo më shumë  Kallas mirëpret armëpushimin energjetik mes Rusisë dhe Ukrainës, por skeptike nëse Moska do ta respektojë atë

Më pas, marrëveshja do të “niset” për në Londër me avionin e Forcave Ajrore Mbretërore, ku do të firmoset nga kryeministri Boris Johnson në emër të Britanisë së Madhe.

Udhëheqësit europianë e mirëpritën marrëveshjen, duke e përshkruar atë ose si një moment me “rëndësi historike”, një “moment historik i rëndësishëm”, ose “një hap i madh përpara”.

Pavarësisht nga marrëveshja, ndryshimet në marrëdhënien aktuale do të hyjnë në fuqi më 1 janar.

Lexo më shumë  BE synon marrëveshjen për klimën në COP31 për të përshpejtuar uljen e gazrave serë
YouTube player