Tensionet në Ukrainë, kancelari gjerman kërcënon Rusinë me sanksione
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka folur pas një takimi të liderëve të BE-së në Bruksel.
“Nëse ka agresion ushtarak ndaj Ukrainës, do të ketë pasoja dhe ne jemi të gatshëm të reagojmë me sanksione” ndaj Rusisë, ka thënë ai shkurt për BBC, duke shtuar se liderët duan të përdorin diplomacinë për të zgjidhur krizën.
“E dimë në të njëjtën kohë se ka ende shumë ushtarë dhe trupa përgjatë kufirit ukrainas. Kjo është kërcënuese dhe mbetet një situatë kërcënuese. Ne nuk mund të jemi naivë për këtë”, shtoi më tej ai.
Rruga Press