Lajme

Kosova urohet nga Malta, Mali i Zi, Estonia, Kroacia, Arabia dhe Tajlanda

Me rastin e 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, presidentja Vjosa Osmani ka pranuar telegrame të shumta urimi.

Në urimin dërguar presidentes Osmani, presidenti i Maltës George Vella ka përmendur marrëdhëniet e shkëlqyeshme dypalëshe, duke premtuar vazhdimin e mbështetjes ndaj Kosovës.

“Si një përkrahëse e madhe dhe mbështetëse e përkushtuar e zgjerimit të BE-së, Malta vazhdon të ofrojë mbështetjen dhe inkurajimin e saj konstruktiv për Kosovën, ndërsa vazhdon me zbatimin e reformave dhe përafrimin e institucioneve të saj qeverisëse me parimet dhe vlerat thelbësore të BE-së, në përpjekjen e saj drejt integrimit në BE”, thuhet në telegramin e presidentit Vella.

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjykanoviq, në urimin tij ka theksuar se shteti i tij dhe Kosova e ndajnë vizionin e përbashkët për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Lexo më shumë  Rikonstruksioni i komisariateve/ SPAK çon në gjykatë një tjetër deputet të Ramës, Plarent Ndrecën

“Jam i bindur që miqësia, dialogu i hapur dhe besimi që karakterizojnë marrëdhëniet ndërshtetërore mes Malit të Zi dhe Kosovës do të vazhdojnë të inkurajojnë intensifikimin dhe përmirësimin e cilësisë së bashkëpunimit tonë dypalësh”, thuhet në telegramin e presidentit Gjykanoviq.

Telegram urimi për ditën e shtetit të Kosovës, presidentja Osmani ka marrë edhe nga Mbreti i Arabisë Saudite, Salman Bin Abdulaziz Al Saud.

“Me rastin e Ditës së Pavarësisë së vendit tuaj, kam kënaqësi të madhe që t`i shpreh ekselencës suaj urimet e mia të përzemërta, duke ju dëshiruar Juve lumturi dhe shëndet të mirë dhe përparim te mëtutjeshëm dhe prosperitet të Qeverisë dhe popullit mik të Republikës së Kosovës”, thuhet në telegramin e mbretit Salman Bin Abdulaziz Al Saud.

Po ashtu Kosovën e ka uruar edhe Mbretëria e Tajlandës.

Lexo më shumë  Hiqet masa e arrestit në shtëpi për kreun e opozitës Sali Bershia

“Unë besoj fuqimisht që Tajlanda dhe Republika e Kosovës do t`i shfrytëzojnë mundësitë e mëdha për të promovuar dhe zhvilluar më tutje partneritetin tonë dhe angazhimin kooperativ, posaçërisht në tregti dhe investime për përfitim të dy vendeve dhe popujve tanë”, thuhet në telegramin e mbretit të Tajlandës, Maha Vajiralongkorn R.

Edhe presidenti i Estonisë, Alar Karis, ka uruar me rastin e 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Estonia qëndron e gatshme të mbështesë Kosovën në rrugëtimin e saj drejt integrimit evropian”, thuhet në telegramin e presidentit Alar Karis.

Në 14-vjetorin e Pavarësisë presidentja Osmani ka pranuar telegram urimi edhe nga presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq.

“Bashkëpunimi i dy shteteve tona në forcimin e stabilitetit, sigurisë dhe bashkëpunimit në Evropën Juglindore zë një vend të dalluar”, thuhet në telegramin e presidentit Zoran Milanoviq.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *