Bota

Shitja e automjeteve në BE në nivelin më të ulët historik në janar

Shitjet e automjeteve në Bashkimin Evropian kanë rënë në nivelin më të ulët historik në janar, tregojnë të dhënat e fundit të publikuara sot.

Regjistrimet e automjeteve të pasagjerëve në BE ranë në 682.596 njësi muajin e kaluar, duke shënuar një rënie vjetore prej 6 për qind nga 726.491 në janar 2021, thuhet në deklaratën e Shoqatës Evropiane të Prodhuesve të Automjeteve (ACEA).

Shitjet e automjeteve në BE janë tkurrur për shtatë muaj rresht që nga korriku 2021.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

Megjithatë, disa vende në Evropën Qendrore shënuan rritje në janar, ku rritja më e lartë prej 72.6 për qind dhe 55.5 për qind u regjistruan në Sllovaki, respektivisht në Rumani.

Ndër tregjet kryesore të BE-së, Italia dhe Franca regjistruan humbje të mëdha prej 19.7 për qind, respektivisht 18.6 për qind.

Mungesa e vazhdueshme globale e gjysmëpërçuesve po ndikon ende negativisht në shitjet e makinave në të gjithë rajonin, theksoi ndër të tjera ACEA.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Në deklaratën e javës së kaluar, shoqata tha se “parashikon që regjistrimet e automjeteve të pasagjerëve në BE do të shkojnë drejt rritjes këtë vit, duke u rritur me 7.9 për qind për të arritur në 10.5 milionë njësi”.

Megjithatë, deklarata thekson se shifrat “do të jenë ende pothuajse 20 për qind nën nivelet e shitjeve para pandemisë të 2019”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *