Bota

NATO: Rusia po kërkon pretekst për ta pushtuar Ukrainën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se Rusia mund të krijojë një pretekst për të justifikuar përdorimin e forcës kundër Ukrainës.

“Ne jemi të shqetësuar se Rusia po përpiqet të krijojë një pretekst për një sulm të armatosur kundër Ukrainës. Rusia ka vendosur forcat më të mëdha ushtarake që kemi parë në Evropë për dekada në Ukrainë dhe rreth saj”, ka thënë në një konferencë për shtyp në Bruksel, njoftoi BBC.

Lexo më shumë  Biserko: Vuçiq po nxit tensione me “botën serbe”, synon ndikim përmes destabilizimit të rajonit

“Ne kemi parë përpjekjet e vazhdueshme për të gjetur një pretekst, operacione të rreme që janë përdorur për pushtimin e Ukrainës”, shtoi ai.

Një operacion me “flamur të rremë” është kur njëra palë organizon ose sajon një sulm kundër saj me qëllim që të justifikojë përdorimin e forcës si shenjë hakmarrjeje.

“Ne do të vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Rusisë që të tërheqë forcat dhe të dialogojë”, u shpreh Stoltenberg.

Lexo më shumë  Irani në qendër të raportit të rëndë - Dënimi me vdekje përdoret si mjet shtypjeje politike

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *