Bota

Biden do të kërkojë mbi 770 miliardë dollarë buxhet për mbrojtjen

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden do t’i kërkojë Kongresit amerikan një buxhet të mbrojtjes me më shumë se 770 miliardë dollarësh, duke qenë se Pentagoni dëshiron të modernizojë ushtrinë.

Buxheti i ri mund të tejkalojë atë të kërkuar nga ish-presidenti, Donald Trump. Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin dhe Zyra e Menaxhimit dhe Buxhetit kanë rënë dakord që buxheti i mbrojtjes për vitin e ardhshëm fiskal, i cili fillon më 1 tetor, duhet të jetë më shumë se 770 miliardë dollarë.

Por shuma e saktë është ende duke u diskutuar përpara se një kërkesë zyrtare t’i dërgohet Kongresit.

Buxheti i planifikuar i mbrojtjes përfshin pagat për punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes, fondet për tanket dhe aeroplanët F-35 të prodhuara nga Lockheed Martin, fonde për programet e armëve bërthamore dhe financime për aktivitetet e agjencive të tjera që lidhen me departamentin e mbrojtjes kombëtare.

Lexo më shumë  Dronët ukrainas godasin një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Rusi

Ndër prioritetet e buxhetit të ri janë ndërtimi i anijeve, zhvillimi i një programi hapësinor dhe modernizimi i nëndetëseve me raketa balistike, bombardues dhe raketa tokësore, tha një burim.

Një burim tjetër thotë se modernizimi i programit bërthamor është i pashmangshëm për shkak të planeve të Pentagonit për të vazhduar investimet në kërkimin dhe zhvillimin e armëve bërthamore, në mënyrë që Shtetet e Bashkuara të jenë gati për konflikte të mundshme të ardhshme me Kinën dhe Rusinë.

Lexo më shumë  Lobi izraelit dështoi, AIPAC shpenzoi mbi 55 milionë dollarë për kandidatë që humbën zgjedhjet në SHBA

Pentagoni gjithashtu planifikon të ulë kostot duke tërhequr armët e vjetruara si anijet Littoral Combat dhe aeroplanët e vjetër si A-10, të cilët nuk janë më të nevojshëm pas tërheqjes së SHBA-së nga Afganistani vitin e kaluar.

Buxheti i mbrojtjes i përpiluar prej administratës së Trumpit kapte shifrat e 752.9 miliardë dollarëve. Kongresi më pas e rriti atë numër me 25 miliardë dollarë, për të arritur përfundimisht në 778 miliardë dollarë për vitin fiskal 2022.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *