BioNTech planifikon të fillojë prodhimin e vaksinave anti-COVID në Afrikë
BioNTech, kompania prodhuese e vaksinave anti-COVID, ka zhvilluar një laborator në një objekt lëvizës që mund të transportohet në shtete të ndryshme. Kompania ka lajmëruar planet për fillimin e prodhimit në Afrikë, raporton BBC.
Shkencëtarët dhe punonjësit më pas mund të prodhojnë miliona doza në vit. Furnizimi me vaksina është përmirësuar, por vetëm 11 përqind e popullsisë së Afrikës është plotësisht e vaksinuar.
Është kontinenti me shkallën e vaksinimit më të ulët në botë.
Në shkëmbim, shtetet ku do të shkojnë kontejnerët e prodhimit do të ofrojnë tokën dhe infrastrukturën për ujin, energjinë dhe të tjera.
Mendohet se vaksinat e para mund të prodhohen në vitin 2024.
Rruga Press