Bota

Më pak para shteteve që nuk respektojnë vlerat e BE

Gjykata Evropiane e Drejtësisë mbështet kushtëzimin e dhënies së parave të BE-së ndaj atyre vendeve ku nuk respektohet shteti i së drejtës.

I ashtuquajturi mekanizëm i sundimit të ligjit do të kufizojë dhënien e parave, nëse një vend i BE-së nuk respekton vlerat thelbësore të bllokut që përfshin fusha si sundimi i ligjit, demokracia, liria e shtypit dhe gjyqësor i pavarur.

Lexo më shumë  Hungaria hap “dosjet e agjentëve”

Vendimi vjen pasi Brukseli ka mosmarrëveshje të shumta me Poloninë dhe Hungarinë, të cilët akuzohen se kanë dështuar të respektojnë vlerat thelbësore të Unionit.

Disa muaj më parë, Gjykata Kushtetuese e Polonisë vendosi të shpallë antikushtetuese disa nene në traktatet me Bashkimin Evropian.

Gjyqtarët thanë se anëtarësimi i vendit në BE nuk u jep gjykatave të unionit autoritet të lartë ligjor dhe nuk do të thotë se Polonia e ka zhvendosur sovranitetin e saj në Bashkimin Europian.

Lexo më shumë  Dronët ukrainas godasin një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Rusi

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *