Lajme

Sekuestrohen mbi 1 milion euro të falsifikuara në Rinas

1 milion e 75 mijë euro të dyshuara të falsifikuara janë sekuestruar nga policia në Rinas në tentativë për t’u futur në vendin tonë.

Policia ka vënë në pranga poseduesin e parave, një shtetas 53-vjeçar nga Kameruni me leje qëndrimi në një nga vendet e Bashkimit Evropian.

Policia sqaron se gjatë kontrollit në bagazhet e këtij shtetasi janë gjetur sasi e konsiderueshme kartëmonedhash të dyshuara të falsifikuara dhe lastra (letra që përdoren për të prodhuar kartëmonedha të prerjeve të ndryshme).

Lexo më shumë  Në Kosovë promovohet pulla postare kundër dhunës gjinore “Sot dhe çdo ditë tjetër”

53-vjeçarit iu sekuestruan 1 milion e 75 mijë euro të dyshuara të falsifikuara, lastra, letër speciale për prodhimin e kartëmonedhave euro dhe një aparat celular.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë në vendin tonë, do të hidhte në qarkullim kartëmonedha të falsifikuara.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *