Bota

Tensionet me Ukrainën/ Kremlini del me reagim zyrtar pas deklaratave të Presidentit Biden, ja çfarë thotë Vladimir Putin

Kremlini ka dalë me një deklaratë për mediat të mërkurën e 16 shkurtit, ku thotë se presidenti rus Vladimir Putin është në favor të negociatave dhe diplomacisë për tensionet me Ukrainën.

Moska e sheh gatishmërinë e presidentit amerikan Biden për të biseduar si një shenjë pozitive, raporton Reuters.

Putin gjithashtu mirëpret thirrjen e presidentit të SHBA-ve, Biden drejtuar popullit rus se ata nuk janë armiku.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Ne deklaratën e Kremlinit thuhet se Putin nuk beson se amerikanët duan një luftë të përgjakshme kundër Ukrainës.

Megjithatë, Kremlini tha se do të ishte më mirë nëse Biden do t’i kërkonte popullit ukrainas të ndalonte të shtënat me armë. Kjo deklaratë i referohet luftimeve të vazhdueshme në Ukrainën lindore ku rebelët e mbështetur nga Rusia janë përleshur me forcat ukrainase.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *