Bota

Përfundon bllokada e kamionistëve në kufirin Kanada-SHBA

Kufiri u hap për qarkullim që nga mbyllja nga kamionistët më 29 janar, njoftoi Agjencia e Shërbimeve Kufitare të Kanadasë (CBSA)

Bllokada e cila paralizoi pikën kufitare SHBA-Kanada në Coutts të Albertas përfundoi të martën mbrëma pas largimit të kamionëve dhe automjeteve të tjera nga zona.

Agjencia e Shërbimeve Kufitare të Kanadasë (CBSA) njoftoi se kufiri ishte përsëri i hapur për trafik pasi u mbyll nga kamionistët që nga 29 janari në shenjë proteste kundër vaksinimit të detyruar ndaj COVID-19 dhe kufizimeve më të gjera shëndetësore.

Pasi Policia Mbretërore Kanadeze (RCMP) arrestoi 13 persona dhe sekuestroi armë dhe municione dhe jelek antiplumb në vendkalim të hënën, një nga organizatorët e protestës, Marco Van Huigenbos, hoqi bllokadën të martën në mbrëmje.

Lexo më shumë  Dronët ukrainas godasin një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Rusi

“Objektivi ynë ishte të vijmë këtu në paqe. Të përcjellim mesazhin, ne duam të largohemi paqësisht”, u tha Huigenbos gazetarëve ndërsa filloi të largohej me një kolonë të gjatë kamionësh.

“Gëzohem kur shoh që pothuajse të gjithë protestuesit në pikën kufitare Coutts dhe pikat e kontrollit aty pranë kanë shkuar në shtëpi. Ky është një lajm i mrekullueshëm për qindra kamionistë që kalojnë kufirin çdo ditë”, shkroi në Twitter kryeministri i Albertës, Jason Kenney.

Lexo më shumë  BE-ja ndan pothuajse 1 miliard euro për mbështetjen e sektorit energjetik të Ukrainës gjatë dimrit

Autokolona u largua një ditë pasi kryeministri kanadez, Justin Trudeau, aktivizoi masat emergjente për herë të parë në historinë e vendit për t’i dhënë qeverisë së tij autorizime shtesë me qëllim të shuarjes së protestës antiqeveritare të organizuara nga shoferët e kamionëve.

Për më shumë se dy javë, qindra dhe shpesh mijëra protestues në kamionë dhe automjete të tjera kanë bllokuar rrugët e Ottawa-s, duke protestuar kundër vaksinimit të detyrueshëm të shoferëve të kamionëve dhe kufizimeve të tjera të COVID-19.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *