KryesoreLajme

Inceneratori/ KLSH zbulon faturat e fryra: Fitimi u deklarua 2.4 euro për njësi, shkon në 14 euro

Koncesionari i përpunimit të mbetjeve në Tiranë ka fryrë faturat e punimeve me qëllim për të fshehur fitimin e vërtetë. Mbi 2 milionë euro konsulenca dhe 500 mijë euro telefoni janë dy nga zërat e zbuluara, prej Kontrollit të Lartë të Shtetit që cilësohen të çuditshme.

Ndërsa fitimi i kompanisë shkon sa 50 për qind e tarifës duke e kthyer në kompaninë me më shumë fitim në Shqipëri. pikërisht në bazë të kësaj analize në kryeqytet u rrit tarifa e pastrimit.

Kostot për menaxhimin e mbetjeve nga koncesionari i Tiranës janë fryrë. Ky është një nga konkluzionet ku ka mbërritur Kontrolli i Shtetit sa i përket incineratorit të kryeqytetit.

Lexo më shumë  Deputetja e VV-së për postin e presidentit/es: Tani që duhen 80 vota, opozita prapë po shantazhon e po bllokon sikur gjatë 2025-së

Në dokumentin konfidencial konstatohen dhe shifra të çuditshme.

Kompania e cila do të realizojë grumbullimin dhe përpunimin e mbetjeve ka parashikuar të shpenzojë 2 milionë e 115 mijë euro vetëm për konsulencë.

Janë pikërisht aksionerët e koncesionit të Fierit, Klodian Zoto dhe i Elbasanit Stela Gugallja, që ofronin këtë shërbim. Pra me pak fjalë dhe pronarë dhe konsulent.

Po ashtu dhe një tjetër faturë e rëndë shkon për shërbimin e telekomunikacionit. Në këtë rast koncesionari ka parashikuar të shpenzojë 507 mijë euro. Situacionit i shtohen dhe 58 milionë euro shpenzime të tjera administrative.

Përmes këtij rezultati koncesioni pretendon se do të fitojë 2.9 euro për njësi.

Lexo më shumë  Seanca e parë gjyqësore për Erion Veliajn do të mbahet më 9 mars

Por sipas analizës së KLSH situata është krejtësisht ndryshe, fitimi për njësi arrin në 14.46 euro ose rreth gjysma e tarifës prej 29.05 euro për ton që do të paguhet në depozitimin e mbetjeve.

Por me sa duket gjithçka ka kaluar në heshtje pasi bashkia e Tiranës dha dakordësinë.

Por KLSH shprehet se deri sa bashkitë e tjera të qarkut Tiranë heshtën, gjithçka duhej të ishte ndërprerë.

“Në këtë rast qasja e MFE duhet të ishte refuzuese duke e bllokuar projektin dhe jo të “shprehej pa komente për sa kohë që financuesi dhe përfituesi kryesor i projektit është Bashkia Tiranë, e cila ka shprehur parimisht dakordësinë”, thuhet në dokumentin konfidencial./ora news/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *