Hetimi i incineratorëve: Duhet të largohen nga komisioni deputetët e mazhorancës që janë në konflikt interesi
Komisioni Hetimor për hetimin e aferës së incineratorëve po vijon edhe sot me marrjen në pyetje të dëshmitarëve.
Deputeti demokrat Edmond Spaho në nisje të mbledhjes tha se puna e Komisionit po pengohet nga deputetë të mazhorancës, që janë në konflikt interesi.
Ndaj, sipas tij, këta deputetë do të ishte mirë të largohen.
Spaho: Sot jemi nën presionin e kohës për të mbyllur planin e hetimit. Me pretekste absurde nuk lejohemi të ftojmë dëshmitarët, ti pyesim ose na nxjerrin jashtë objektit të punës së komisionit me arsyetime qesharake që këtë po e heton SPAK ose kjo nuk është pjesë e komisionit duke u përkjekur të na diktojnë pyetjet, madje dhe përgjigjet. Përmendet si arsye këtu nga mazhoranca vazhdimisht konflikti i interesit. Ngjarja e djeshme ishte nga më qesharaket që kam jetuar ndonjëherë. Këtu mazhoranca është në konflikt të ashpër intersi.
Ka deputetë që nuk duhet të ishin pjesë e komisionit, nënkryetarja e komisionit ka marrë pjesë në procedurat e dhënies së koncesionit, ka firmosur dhe ajo nuk duhet të jetë pjesë e këtij komisioni. Së dyti ka deputetë të cilët kanë lidhje të afërta fisnore, familjare me drejtues të institucioneve që ky komision po i heton, konkretisht bashkinë e Elbasanit. Mendoj që këta deputetë duhet të largohen nga komisioni sepse kanë konflikt interesi dhe nuk lejojnë të kryehet puna hetimore e komisionit. Shikoj që stafi i komisionit është nën presion politik.
Rruga Press