Bota

Kompania amerikane blen prodhuesin izraelit të çipave për 5.4 miliardë dollarë

“Tower Semiconductor” ka ekspertizë në çipat analogë të përdorur në industrinë e automjeteve, celularëve, mjekësisë dhe hapësirës ajrore

Kompania amerikane e teknologjisë “Intel”, një nga prodhuesit më të mëdhenj të çipave në botë, ka arritur marrëveshje për të blerë kompaninë “Tower Semiconductor” me bazë në Izrael për 5.4 miliardë dollarë.

Në një deklaratë nga “Tower Semiconductor”, kompania izraelite pranoi ofertën e “Intel”-it prej 53 dollarësh për aksion.

Lexo më shumë  Rusia fshin videon që tregon Putinin duke u kollitur, mezi merrte frymë gjatë regjistrimit të një fjalimi për 8 Marsin

Blerja pritet të përfundojë brenda 12 muajve të ardhshëm pasi të jenë marrë lejet e nevojshme.

“Tower Semiconductor” ka ekspertizë në çipat analogë të përdorur në industrinë e automjeteve, celularëve, mjekësisë dhe hapësirës ajrore.

Thuhet se “Intel” me blerjen në fjalë dëshiron të rrisë praninë e saj në prodhimin e çipave me kontratë, i cili dominohet nga TSMC me bazë në Tajvan.

Lexo më shumë  E konfirmon Irani: Lideri i ri suprem është plagosur

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *