BotaKryesore

“Shkelje e hapur e marrëveshjeve”/ BE dënon njohjen e Donetsk dhe Luhansk të Ukrainës si të pavarura

BE-ja ka dënuar “fuqishëm” votën e parlamentit rus për njohjen e rajoneve Donetsk dhe Luhansk të Ukrainës si të pavarura.

“BE dënon fuqishëm vendimin e Dumës së Shtetit të Rusisë për t’i paraqitur një thirrje presidentit [Vladimir] Putin për të njohur zonat e kontrolluara joqeveritare të Donetskut dhe rajoneve të Luhansk të Ukrainës si entitete të pavarura”, tha në Twitter shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Lexo më shumë  Dita e Forcës, Kurti: Kemi shumëfishim të pajisjeve nga Turqia, Gjermania, Kroacia...

Ai tha se vendimi është “një shkelje e qartë” e protokollit të Minskut – një marrëveshje që Rusia, Ukraina dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) vulosën në 2014-n për të vendosur paqen në lindje të Ukrainës.

“Mbështetja dhe angazhimi i BE-së për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht mbetet i palëkundur”, tha ai.

Lexo më shumë  Kosova do të hapë fabrikën e prodhimit të municionit dhe dronëve. Kurti: Sot hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *