Shëndetësi

Italia bën me detyrim vaksinimin për personat mbi 50 vjeç, gjobë deri në 1500 euro për punonjësit pa 3 doza

Gjobitje nga 600 në 1500 euro e pezullim nga puna nëse nuk dokumentojnë një motiv të justifikueshëm, janë masat që prej ditës së sotme, 15 shkurt do të aplikohen ndaj të gjithë punonjësve mbi 50 vjeça që prezantohen në vendin e punës pa Green Pass-in anti Covid.

Prej sot 15 shkurt, në Itali hyn në fuqi normativa e detyrimit të vaksinimit për të gjithë punonjësit mbi 50 vjeç si në sistemin publik dhe në atë privat.

Masat e reja në sistemin italian të punës përjashtojnë kryerjen e tamponit molekular ose të shpejtë që të lejon marrjen për 24 orë të Green Pass-it, duke e bërë të pavlefshëm si lejekalimi për punonjësit mbi 50 vjeçarë.

Përjashtohen nga ky detyrim personat mbi 50 vjeç që nuk mund të vaksinohen për motive shëndetësore apo që kanë kaluar Covid brenda 120 ditëve të fundit.

Masa administrative nga 400 euro në 1000 euro janë parashikuar dhe për punëdhënësit nëse nuk kryejnë kontrollet e duhura.

Aktualisht në Itali sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë janë rreth 1.5 milionë persona mbi 50 vjeç të vaksinuar e rreth 400 mijë që kanë kaluar Covid gjatë katër muajve të fundit.

E sipas këtyre të dhënave prej ditës së sotme janë mbi 600 mijë punonjës në këtë grupmoshë që nuk mund të prezantohen në vendin e punës të cilëve u shtohen dhe rreth 370 mijë punonjës të moshës 60-69 vjeç ende të pavaksinuar.

E përgjithësisht në rreth 9.6 milionë persona të moshës 50-59 vjeç që jetojnë në Itali, rezultojnë rreth 7 milionë të vaksinuar e mbi 72% e tyre ka kryer ciklin e plotë të vaksinimit.

Kjo normative e re është në fuqi deri më 15 qershor 2022 e i përket qeverisë nëse vendos shtyrjen të saj kohor.

Detyrimet e reja për punonjësit preokupojnë sipërmarrësit e punëdhënësit që ende vazhdojnë të vuajnë pasojat financiare që pandemia ka shkaktuar prej dy vitesh në kompanitë e tyre.

Por qeveria italiane është këmbëngulëse në vendimin se saj se vaksinimi është e vetmja rrugë për të dalë nga gjendje.

“Nuk jemi në gjendjen e mëparshme por as nuk kemi dalë nga pandemia”, ka deklaruar ministri italian i Shëndetësisë Roberto Speranza.

“Detyrimi i vaksinimit për personat mbi 50 vjeç është një zgjedhje e drejtë që na bën të shikojmë më me besim të ardhmen, Sa më shumë e tkurrim numrin e të pavakisnuarve aq më tepër kemi garantuar sigurinë e vendit”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *