BotaKryesore

Kancelari gjerman në konferencë me Putinin: Është detyra jonë që të parandalojmë një luftë në Evropë

Kancelari gjerman Olaf Scholz shprehu shqetësim për atë që ai e quajti “shenja e krizës kërcënuese në Evropë”, gjatë një konference për shtyp në Kremlin me presidentin rus Vladimir Putin.

Kancelari Scholz tha se të dy diskutuan në mënyrë të kuptueshme mbledhjen ushtarake ruse në kufirin ukrainas.

“Nuk mund të theksoj më shumë se sa të shqetësuar jemi,” – tha Scholz.

“Është urgjente të kemi një de-përshkallëzimin në mënyrë që të mos kemi një luftë në Evropë”, tha Scholz, duke shtuar se “opsionet diplomatike janë ende në tavolinë”.

Scholz tha se Putin dhe ai ranë dakord se formati i Normandisë ishte i rëndësishëm për zgjidhjen e konfliktit ukrainas.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

“Unë nuk do të thoja se kjo është një mundësi e humbur,” – tha ai.

“Është detyra jonë e mallkuar të parandalojmë një luftë në Evropë”, – shtoi Scholz.

“Për ne gjermanët, por edhe për të gjithë evropianët, është e rëndësishme që siguria e qëndrueshme nuk mund të arrihet kundër Rusisë, por vetëm me Rusinë”, – theksoi kancelari gjermane.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti merr pjesë në përurimin e bibliotekës e re në Komunën e Shtimes

“Besoj se jemi në situatën që të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë për të bërë të mundur një zgjidhje paqësore. Ajo që është e rëndësishme për mua është që bisedimet të zhvillohen në këtë grup kontakti trepalësh, pra në Minsk”, – përfundoi Scholz.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *