Shumë shpejt emri i trajnerit të ri të përfaqësueses së Kosovës
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka zbuluar se janë në javën e fundit kur do të përcaktojnë se kush do të marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës.
Që prej shkarkimit të Bernard Challandesit në muajin tetor kanë filluar bisedimet me disa trajnerë, ku në krye ishte vendosur përkohësisht Primoz Gliha.
Në lidhje me ardhjen e trajnerit të ri, Ademi ka deklaruar se ata janë në finalizim të marrëveshjes dhe brenda pak ditësh do të mësohet edhe emri.
“Është java e fundit, besoj se do ta përfundojmë këtë çështjen e trajnerit”, ka deklaruar Ademi.
“E kemi bë një komision bashkë me Komitetin Ekzekutiv që i kemi ndarë pesë emrat e fundit, të cilët i kemi konsideruar më të mirët për ne. Janë gjermanë, zviceranë, francezë, polakë, belg dhe holandezë”.
Në fund, Ademi tha se ndihet i nderuar që kaq shumë emra kanë garuar për të marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës, teksa zbuloi se në mesin e tyre nuk kishe aplikuar asnjë shqiptar.
Rruga Press