Lajme

Alarmante në Fier, kanali “përmbytet” me shpendë të ngordhur, institucionet bëjnë “ping-pong”

Dhjetëra shpendë të ngordhur janë hedhur në një kanal kullues anash rrugës nacionale Fier-Patos në zonën Industriale të Portëzës.

“Ata që rrisin zogj deti. U kanë ngordhur dhe i kanë hedhur këtu. Nuk e dimë kush i ka hedhur”, thotë një banor i zonës.

YouTube player

Kjo situatë mund të jetë një burim infeksionesh për banorët e zonës pasi nuk dihet origjina e shpendëve dhe nëse kanë pasur apo jo sëmundje.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit Arben Vroja tha se nuk është kompetenca e institucionit që ai drejton por e IKMT në bashkinë e Fierit që të marrë masa për këtë situatë alarmante.

Por ana tjetër të kundërtën pretendon kreu i IKMT në bashkinë e Fierit Juljan Proçi i cili përgjegjësinë për këtë situatë ia lë Agjencisë për Ruajtjen e Mjedisit./abc news/

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *