Katastrofë natyrore, thatësira vret 1.5 milionë kafshë në Afrikë
Më shumë se 1.5 milionë kafshë kanë ngordhur si pasojë e thatësirës në Bririn e Afrikës.
Një zyrtar i lartë i Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë ka theksuar se për shkak të thatësirës është kufizuar edhe prodhimi i drithërave.
“Tani jemi në prag të katastrofës”, ka thënë ai.
Nga ana tjetër zyrtarët e Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së thonë se thatësira ka lënë rreth 13 milionë njerëz në Bririn e Afrikës të përballen me urinë e madhe mes thatësirës më të keqe që nga viti 1981.
Mediat e huaja bëjnë me dije se në kuadër të kësaj gjendje OKB-ja kërkon 327 milionë dollarë për të përmbushur nevojat urgjente të 4.5 milionë njerëzve gjatë gjashtë muajve të ardhshëm.
Drejtori i emergjencës dhe elasticitetit të FAO-s, Rein Paulsen ja thënë se kishte një “dritare shumë të vogël” për veprime emergjente dhe “çelësi” do të ishte nëse shirat e dendur në zonë midis marsit dhe majit janë të mjaftueshëm.
Reshjet në rajon, i cili përfshin pjesë të Somalisë, Etiopisë dhe Kenias, duhej të ishin midis tetorit dhe dhjetorit, por ishin “jashtëzakonisht të dobëta”, tha ai.
Rruga Press