Çfarë janë ajsbergët?
Ajsbergët janë masa lundruese akulli që shkëputen nga akullnajat dhe notojnë në një oqean ose liqen. Gjenden në të gjitha format dhe madhësitë.
Termi ajsberg u referohet copave të akullit më të mëdha se 5 metra për dallim të ajsbergëve të vegjël, që mund të jenë veçanërisht të rrezikshëm për anijet, sepse janë më të vështira për t’u dalluar. Pasi vetëm një pjesë shumë e vogël e ajsbergëve është e dukshme, pjesa e zhytur e tyre është ajo që përbën rrezikun kryesor. Fatkeqësia më e tmerrshme e ajsbergut që goditi një anije ndodhi në prill të vitit 1912, kur anija oqeanike britanike Titaniku goditi një ajsberg në udhëtimin e saj të parë. Në atë vit mbi 1200 ajsbergë ishin raportuar në Atlantik.
Mund të duket se ajsbergët janë të panevojshëm, mirëpo nuk është ashtu. Ata ofrojnë vendbanim për kafshë të ndryshme si arinjtë polarë dhe fokat, të cilët bëjnë gjueti nën ujë dhe përdorin ajsbergët si një vend të sigurt për të qëndruar.
Prapëseprapë ka shumë gjëra që ne nuk dimë për ajsbergët, por ndoshta njëri nga ju do të jetë ai që do të zbulojë më shumë për ta.
Rruga Press