Formacionet e mundshme, analizë, statistika dhe parashikim: PSG – Real Madrid
Paris Saint-Germain do të jetë nikoqir i Real Madridit për derbin që zhvillohet në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në “Parkun e Princave”, me dy skuadrat që padyshim se do të tentojnë të nxjerrin rezultat pozitiv.
Për këtë ballafaqim, PSG do të jetë pa Ander Herran dhe Sergio Ramos që janë të lënduar, Juan Bernat që është i sëmurë dhe Neymar mbetet në dyshime.
Në anën tjetër, Real Madridi ka ende dyshime nëse do të inkuadrojë Karim Benzeman, Ferland Mendyn dhe Mariano Diazin.
Analizë
PSG
Neymari është jashtë fushës që nga muaji nëntor për shkak të lëndimit, por që në këtë takim pritet të jetë në bankën rezervë.
Kylian Mbappe që pritet t’i bashkohet Real Madridit si lojtar i lirë në verë, do të tentojë që t’i eliminojë spanjollët nga kjo garë.
Ramos që u largua nga Los Blancos pas 16 vitesh qëndrimi në klub dhe iu bashkua PSG-së si lojtar i lirë, nuk do të mund të paraqitet në këtë sfidë për shkak të lëndimit.
Një tjetër ish-madrilen, por që pritet të luajë ëhstë Keylor Navas, nëse Mauricio Pochettino nuk shkon për Gianluigi Donnarumman edhe pse është opsion më i mundshëm.
Achraf Hakimit që nuk iu dha plotësisht shansi te Real Madridi, pritet po ashtu të jetë kundër ish-skuadrës së tij.
Real Madrid
Ferland Mendy u rikthey në stërvitje te Real Madridi, mirëpo është në dyshime për shkak se ende ka pak dhimbje.
Benzema thuhet se është plotësisht i gatshëm që të luajë, por Carlo Ancelotti mund të mos rrezikojë me të që nga fillimi.
Marco Asensio dhe Rodrygo do të garojnë për një vend, me Eden hazard dhe Gareth Bale që mudn të nisin takimin nga banka rezervë.
Statistika
PSG ka shënuar mbi 2.5 gola në pesë takimet e fundit ndaj Real Madridit në të gjitha garat.
Real Madridi ka fituar katër takimet e fundit në Ligën e Kampionëve.
Janë shënuar mbi 2.5 gola në katër takimet e fundit të PSG-së në garat më të madhe për klube në Evropë.
Real Madridi ka shënuar së paku dy gola në katër takimet e fundit në këtë garë.
Parashikim
PSG pritet ta fitojë këtë duel me një gol diferencë
Formacionet e mundshme
PSG: Donnarumma, Hakimi, Marquinhos, Kimpembe, Mendes, Verratti, Paredes, Pereira, Di Maria, Mbappe, Messi.
Real Madrid: Courtois, Mendy, Alaba, Militao, Carvajal, Kroos, Casemiro, Modric, Vinicius, Rodrygo, Benzema.
Rruga Press