BallinaBota

Tërmeti dëmtoi edhe spitalet, nënat me të porsalindurit përfundojnë jashtë në të ftohtë

Dëme të shumta si pasojë e tërmetit me magnitutë 6.4 që goditi Kroacinë kanë pasur edhe spitalet. Në disa pamje të shpërndarë nga mediat vendase mund të shihet situata kaotike e krijuar jashtë spitalit të Zagrebit.

Pacientët dhe stafi mjekësor u mblodhën para Spitalit Holy Spirit pas tërmetit shkatërrues. Disa prej tyre qëndronin në barrela, ndërsa edhe një grup nënash me foshnja të mbuluara me batanije mund të shihen teksa qëndrojnë jashtë.

Lexo më shumë  Zelensky ia prezanton Bidenit “planin e fitores”

Deri më tani, të paktën 20 persona kanë mbetur të plagosur dhe një vajzë 12-vjeçare ka humbur jetën nën rrënoja. Si pasojë e impaktit, në disa zona është çarë edhe asfalti. Nga ana tjetër, drejtori i spitalit të Sisakut, Tomislav Dujmenović, i tha HRT se dëmet në spitalin e këtij qarku nga tërmeti i dhunshëm janë të mëdha.

“E gjithë njësia e mjekësisë së brendshme, Njësia e Kujdesit Intensiv, kirurgjia, gjinekologjia u shkatërrua. Mund të thuhet se ka mbetur vetëm ndërtesa e re. Ne po i zhvendosim të gjithë pacientët në ndërtesën e re. Pjesa më e madhe e shkatërruar nuk është më për përdorim.”

Lexo më shumë  Fjalimi i Ministrit të punëve të jashtme të Mbretërisë së Bashkuar në Këshillin e Sigurimit në OKB: Putini po e kthen Rusinë në një perandori mafioze

Rruga Press

YouTube player