Fëmijët nga 0-16 vjeç pagesë mujore nga shteti në Kosovë, thotë zyrtari
“Fëmijët në Kosovë që prej lindjes deri në moshën 16-vjeçare marrin një shumë monetare nga shteti si ndihmë.”
Kështu deklaroi për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania, Avni Kastrati, drejtor i Statistikave Sociale dhe të Popullsisë në Kosovë.
“Çdo nënë që ka lindjen e parë dhe lindjen e dytë stimulohet. Marrin diku 150 euro deri në 200 euro muajt e parë. Secili fëmijë në Kosovë nga 0-16 vjeç ka një stimulim ekonomik pavarësisht fëmija i parë apo i dytë, nga 10 deri 20 euro në muaj”, u shpreh ai.
Sipas tij, këto janë shuma të vogla por janë një stimulim.
Z. Kastrati ngriti edhe shqetësimin në Kosovë po vihet re një zvogëlim i popullsisë. “Piramida e popullsisë po zvogëlohet edhe në Kosovë. Ka trend të tkurrjes së popullsisë”, tha ai./euronews.al/
Rruga Press