Ministri i Jashtëm francez: Janë formuar të gjithë elementët që Rusia të sulmojë Ukrainën
Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian tha se janë formuar të gjithë elementët që Rusia të sulmojë Ukrainën, transmeton Rruga Press.
Në një deklaratë për kanalin “France 5”, Le Drian tha se tensionet në krizën Ukrainë-Rusi janë rritur dhe se këto tensione duhet të ulen në mënyrë urgjente.
Ai vuri në dukje se presidenti rus, Vladimir Putin dëshiron të pengojë Ukrainën që të ketë sovranitet dhe integritet territorial dhe se janë formuar të gjithë elementët që Rusia të sulmojë Ukrainën.
Më tej Le Drian theksoi se ndaj Moskës do të zbatohen sanksione nëse sovraniteti ose integritet territorial i Ukrainës vihet në pikëpyetje me sulmin e Rusisë.
“Do ta mbështesim financiarisht Ukrainën por që nuk mendojmë të dërgojmë ushtarë. Do të marrim ‘masa parandaluese’ që Putin të kuptojë ‘rreziqet’ që ka ndërmarrë”, tha ministri francez.
Rruga Press