Lajme

Xhaçka shpjegon thirrjen e qeverisë që shqiptarët të largohen nga Ukraina: Në rast lufte nuk i ndihmojmë dot

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka dhënë një prononcim në lidhje me thirrjen për qytetarët shqiptarë në rast të një konflikti të mundshëm në Ukrainë.

Në një prononcim për emisionin “Opinion” Xhaçka tha se thirrja e Ministrisë së Jashtme është marrë sepse në rast se ka luftë do të ishte shumë e vështirë që t’u shkohet në ndihmë apo të largohen qytetarët shqiptarë në Ukrainë.

Gjatë fjalës së saj nga New York-u, aty ku ndodhet së bashku me kryeministrin Edi Rama për një vizitë zyrtare, ministrja Xhaçka e cilëson situatën shqetësuese.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti merr pjesë në përurimin e bibliotekës e re në Komunën e Shtimes

“Të gjitha përpjekjet për të gjetur një zgjidhje diplomatike deri më tani nuk kanë dhënë rezultat. Bëhet fjalë për një situatë sa fluide aq edhe të paparashikueshme. Ashtu edhe si aleatët e tjerë në NATO apo në BE shpresojmë që nuk do të ketë luftë, por lufta është një mundësi reale.

Është kjo arsyeja pse ashtu si edhe në vende të tjera u kemi bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që janë në Ukrainë apo udhëtojnë drejt Ukrainës që të largohen që andej sa më parë, apo që të mos ndërmarrin ndonjë udhëtim drejt atij vendi.

Lexo më shumë  Në Kosovë promovohet pulla postare kundër dhunës gjinore “Sot dhe çdo ditë tjetër”

Kjo është një thirrje e motivuar nga kujdesi dhe meraku që kemi për qytetarët shqiptarë pasi në rast se vërtetohet skenari më i keq, ai i luftës, do ishte shumë e vështirë për ne që t’u vinim në ndihmë apo t’i mbështesnim për t’i larguar nga Ukraina”, tha Xhaçka.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *