Lajme

Parashikimi i motit për ditën e sotme në Shqipëri

Sipas parashikimit të motit që bën Meteoalb për ditën e sotme, deri në mesditë vendi ynë paraqitet me vranësira dhe reshje të pakta dëbore në zonat veriore ndërsa pjesërisht qendra dhe ekstremi jugor do të kenë vranësira dhe shira të izoluar.

Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të largojnë vranësirat duke ri-kthyer motin e kthjellët në të gjithë territorin e vendit.

Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 17°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi permanent jugor, kjo do të bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *