Bota

Ministri Ukrainas: Qasja jonë drejt NATO-s nuk ka ndryshuar, do kërkojmë anëtarësimin

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba ka pohuar se kursi i Ukrainës drejt anëtarësimit në NATO nuk ka për të ndryshuar. CNN shkruan se me anë të një postimi në Twitter, Kuleba shkruan se anëtarësimi në NATO i takon vetëm Ukrainës dhe tridhjetë aleatëve të NATO-s dhe askujt tjetër për të vendosur mbi këtë çështje.

“Kursi strategjik i Ukrainës për anëtarësimin në NATO mbetet i pandryshuar. Ajo është e sanksionuar në Kushtetutën tonë dhe Strategjinë Kombëtare të Politikës së Jashtme, të mbështetur nga një shumicë në rritje e ukrainasve. I takon vetëm Ukrainës dhe tridhjetë aleatëve të NATO-s të vendosin për çështjen e anëtarësimit.”

Kjo vjen pas tërheqjes së Ministrisë së Jashtme të Ukrainës nga komentet e ambasadorit të saj në Mbretërinë e Bashkuar të dielën, i cili sugjeroi se Ukraina mund të konsideronte të mos kërkonte të bashkohej me NATO-n në një përpjekje për të parandaluar luftën me Rusinë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *