MPB-ja shpërndan lejeqëndrimet e para pesëvjeçare për shtetasit e Shqipërisë
Ministria e Punëve të Brendshme sot ka shpërndarë lejeqëndrimet e para pesëvjeçare për shtetasit e Shqipërisë.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka shpërndarë lejeqëndrimet bazuar në marrëveshjen mes Kosovës e Shqipërisë të arritur më 26 nëntor në mbledhjen e përbashkët.
“Me këtë marrëveshje, shtetasit e dy vendeve përfitojnë lejeqëndrimin e përkohshëm me afat pesëvjeçar dhe kanë lehtësim të theksuar të kritereve për pajisje me lejeqëndrim, me vetëm një dokument udhëtimi dhe deklarim adrese, ulje të theksuar të tarifave të shërbimeve. Ky është edhe një hap i rëndësishëm në marrëdhëniet mes dy vendeve drejt përmirësimit të jetës së qytetarëve”, thuhet nga MPB-ja.
Në të kaluarën lejeqëndrimi ishte njëvjeçar.
Rruga Press