Lajme

GJKKO dënon me 3 vite burg ish-gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha

GJKKO dënon me 3 vite burg për korrupsion ish-gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxhën.  Ajo do të përfitojë uljen e 1/3 të dënimit për shkak se i është pranuar gjykimit të shkurtuar, pra dënimi ulet në 2 vite. GJKKO dënon me 4 vite burg edhe avokatin Aldo Tabaku, i cili kishte dhe rolin e sekserit. Enkelejda Hoxha u arrestua në 11 shkurt 2021 në Gjykatën e Krujës, do lironte një të dënuar për 12 mijë euro.

Lexo më shumë  Të akuzuarit për sulmin në “Ibër-Lepenc”, Kurti: Pjesë e strukturave shtetërore të Serbisë

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë kërkoi shkarkimin nga detyra të gjyqtares Enkelejda Hoxha. Hetimi i ILD ndaj Hoxhës, nisi si rezultat i ankesës së bërë nga Ministria e Drejtësisë për lirimin e shumë personave të dënuar me burg për jetë, mes tyre dhe Endrit Doklen, ish-numri dy i bandës së Durrësit.

Sipas ILD kanë qenë disa vendime të marra nga Hoxha në harkun kohor nga maj 2017- shkurt 2019 të cilët sipas hetimeve kanë rezultuar me shkelje. Në qershor të vitit të kaluar, emri i Hoxhës doli sërish në skenë pas vrasjes së Hekuran Billës në zonën e Komunës së Parisit.

Lexo më shumë  Sveçla në Bruksel: Kosova shembull në riatdhesim dhe riintegrim, kërkon partneritete më të forta për sigurinë globale

Ai ishte dënuar me 25 vite burg për një vrasje të ndodhur në Angli por 10 vite para përfundimit të dënimit, Hoxha i fali 5 vite Billës, ndërkohë që 5 vitet e fundit i konvertoi në shërbim prove, duke e nxjerrë atë menjëherë nga qelia. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *