Lajme

Zvicër/ Përparim Avdili, një tjetër fitues shqiptar në zgjedhjet lokale

Përparim Avdili, është një tjetër shqiptar që ka dalë fitues nga zgjedhjet lokale të mbajtura ditën e djeshme në Zvicër. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Avdili dje në mbrëmje pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve të mbajtura më 13 shkurt.

“Miq, jam rizgjedhur me rezultatin më të mirë në listën e FDP-se në rrethin 9. Faleminderit të gjithëve, përzemërsisht” shkruan ai.

Përparim Avdili ka lindur në Zvicër, por nuk e ka mohuar kurrë origjinën shqiptare, përkatësisht nga Kumanova, një qytet që është pjesë e Maqedonisë së Veriut. I rritur dhe shkolluar në Zyrih, Përparimi punon në sistemin bankar prej vitesh. Por së fundmi është përfshirë edhe në politikë.

Lexo më shumë  Flamuri bashkon shqiptarët, qytetarët e Kosovës rezervojnë në Shqipëri për festat e nëntorit

Gjatë një interviste televizive ai ka treguar se edhe pse shqiptarët janë të përfshirë në partitë politike, bashkëkombësit e tyre nuk janë shumë të interesuar për të marrë pjesë në zgjedhje. “Pjesëmarrja e shqiptarëve në zgjedhjet komunale është diku te 15%, edhe pse kanë nënshtetësi zvicerane, nuk marrin pjesë. Dhe unë dua t’u tregoj që ia vlen. Brenda partisë liberale janë edhe 3 femra të tjera shqiptare, që nuk kanë post aktualisht. Edhe te partitë e majta ka disa kandidatë në lista. Por prapë jemi kundërshtarë politikë, në aspektin ideologjik, kuptohet. Në Zvicër janë 350-400 mijë shqiptarë. Që është shumë se 8 milionë banorë janë në total”.

Lexo më shumë  “Zëri i UÇK-së” Rexhep Selimi edhe këtë përvjetor në sallën e gjyqit, së shpejti sjell ekspozitë nga Haga

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *