BallinaLajme

Domatet hidhen në kanal, Sharka: Mungon tregu, fermerët kanë shpenzuar shumë këtë sezon

Fermerët e Beratit dhe Fierit po e hedhin prodhimin e këtij sezoni në kanal. Dhjetra tonë domate nuk janë eksportuar dot në tregun e rajonit për shkak të rënies së konsumit nga pandemia.

Tregu i brendshëm është i pafuqishëm për të përballuar të gjithë prodhimin vendas. Kjo situatë po rëndon ekonomikisht fermerët, të cilët duhet të kishin nisur përgatitjet për sezonin e ardhshëm.

Lexo më shumë  Shqipëria renditet e katërta në Evropë për shkallën e lartë të vdekshmërisë nga ndotja e ajrit, me 164 vdekje për 100,000 banorë

“Ka rënë kërkesa pasi nuk ka konsum në rajon. Sidomos zona e Beratit dhe Fierit po e shesin nën kosto.” shprehet Eduart Sharka, kryetari i Sindikatës së Fërmerëve.

Aktualisht një kilogram domate po blihet nga tregtarët me çmim nga 20 deri në 30 lekë. Çmim ky që nuk mbulon dot as shpenzimet e prodhimit për bimë.

“Fermerët kanë shumë shpenzime, dhe nuk po i mbulojnë dot, kështu që i hedhin në kanal. Salcë nuk bëhen pasi është domate për treg, jo për industri.”, shton ai.

Lexo më shumë  47 miliard lekë oligarkëve për 10 ditë. Qeveria Rama hap thesin zgjedhor

Çmimi i domates në kryeqytet varion nga 70 deri në 100 lekë për kilogram. Tregëtarët thonë se furnizohen nga prodhimi vendas por jo në sasi të mëdha.

Sindikata e Fermerëve kërkon që Ministria e Bujqësisë të ngrejë zyra të studimit të tregjeve dhe orientimit për fermerët për mbjelljen e fruta-perimeve sipas kërkesës nga konsumatori.

Rruga Press

YouTube player