Lajme

“Mini-pranverë në dimër”, moti bën kthesë të befasuese në mes javë

Java e dytë e shkurtit duket se ka rezervuar një mini pranverë për vendin tonë.

Meterologia Drinalda Shaholli në një prononcim për abcnews.al bën me dije se pjesa e dytë e kësaj javë do të sjellë temperatura deri në 19 gradë.

Sipas saj temperaturat janë si pasojë e masave ajrore që vijnë nga pjesa jug-perëndimore e kontinentit.

“Kjo javë do të jetë  në dominimin e temperaturave që do të jenë nga jug perëndimi i kontinentit duke bërë që mot i ngrohtë dhe me temperatura të larta të jenë dominuese gjatë gjithë javën. Deri ditën e mërkurë termometri do të ngjitet në vlerën maksimale 16 gradë dhe ditën e enjte dhe të premte do të kemi një rritje të mëtejshme të temperaturave. Në pjesën e dytë të javës së shkurtit do të përjetojmë një mini pranverë pasi temperaturat vlerat maksimale do të kenë deri në 19 gradë”, ka thënë ajo.

Lexo më shumë  Dëshmitë e krimit: Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Ndër të tjera ajo ka bërë me dije se vendi do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe të diellit, duke lënë pas motin e paqedrueshëm dhe reshjet e shiut duke filluar nga e enjtja.

Kjo pjesë e parë e javës mbetet nën masa ajrore të paqëndrueshme pasi reshjet e pakta dhe të izoluara të shiut do të jenë prezentë në jug dhe në shtrirjen perëndimore të vendin. Duke filluar nga dita e enjte i gjithë vendi do të jetë në mbizotërimin e motit të kthjellët dhe në fundjavë”, është shprehur ndër të tjera ajo.

Lexo më shumë  Rikonstruksioni i komisariateve/ SPAK çon në gjykatë një tjetër deputet të Ramës, Plarent Ndrecën

Gjithashtu meterologia ka bërë me dije se kjo valë e ngrohtë do të ndikojë dhe në vendet e rajonit në Maqedoninë e Veriut ku temperaturat do të jenë deri në 16 gradë dhe në Kosovë deri në 14 gradë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *