Lajme

Landfilli që treti paratë, Qeveria përdori fondin rezervë për t’i dhënë tokën incineratorit të Tiranës

Zbulohen të tjera skandale për koncesionin e incineratorit të Tiranës. Qeveria ka përdorur fondin rezervë që përdoret në raste fatkeqësish për të shpronësuar tokat që iu dhanë kompanisë private. Madje pronarët morën shumë qesharake, duke i larguar me dhunë nga territori i tyre. Çuditë vazhdojnë edhe me çmimin e shitjes së energjisë prej këtij subjekti, por edhe nga fakti se bashkia e Tiranës ka dhënë 10 milionë euro kur puna as nuk kishte nisur.

Koncesioni i ndërtimit të incineratorit të Tiranës jo vetëm është miratuar me nxitim, por duket se të gjithë kanë heshtur pas konfirmimit të Erion Veliajt mbi të.

KLSH zbulon se Ministria e Financave ka qenë gjithnjë dyshuese dhe ka kërkuar të dhëna mbi kostot.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti në takim me Hoaliang Xu, vlerëson partneritetin me UNDP

Ndërsa Ministria e Mjedisit ka raportuar se gjithçka i takon shpenzimeve që do të ketë qarku i Tiranës.

I gjithë debati duket se shuhet, pasi Erion Veliaj jep dakordësinë, pa marrë miratimin nga Këshilli Bashkiak.

KLSH zbulon një tjetër skandal. Pasi Ministria e Financave pranon në heshtje koncesionin, Qeveria përdor fondin rezervë të buxhetit të shtetit për shpronësimin e tokave.

Madje në një zonë ku vlera është mbi 2 mijë lekë metri katror, pronarëve u është dhënë vetëm 446 lekë dhe në atë rast askush nuk pyeti për protestat e tyre.

Shkelja sipas KLSH është fakti se fondi rezervë përdoret vetëm në raste fatkeqësisht natyrore. Ndërsa rasti në fjalë u justifikua me interesin publik.

Skandali shkon edhe më tej. Bashkia e Tiranës ka paguar 10 milionë euro kundrejt koncesionit nga muaji prill deri në muajin mars 2019.

Lexo më shumë  Sveçla: I lumtur për renditjen e Kosovës në top 10 vendet me vlerën më të lartë të indeksit të Ligjit dhe Rendit

Por në kontratë saktësohet se investimi duhet të realizohet tërësisht nga subjekti që ka marrë koncesionin.

Në këtë mënyrë lind dyshimi edhe për këtë mënyrë të pagesave dhe arsyet që e kanë shtyrë Bashkinë në këtë veprim.

Nga ana tjetër kontrata ka dhe një tjetër çudi. Shitja e energjisë prej kompanisë do të jetë me 70 euro MËh.

Ndërkaq KLSH shprehet se nuk ka asnjë argument se ku vendoset ky çmim.

Sipas të dhënave të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike, çmimi mesatar i blerjes së energjisë është në 63.5 lekë nga OST dhe 53.3 lekë nga OSHEE.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *