KryesoreLajme

Ushtarakët britanikë stërvitje me ushtarët e FSK-së për mbijetesë në mot të ftohtë

Një ekip ushtarakësh britanikë kanë stërvitur ushtarët e Kosovës për kërkim-shpëtim dhe reagim ndaj fatkeqësive.

Ekipi nga Kërkimi dhe Shpëtimi Ndërkombëtar i Mbretërisë së Bashkuar (UKISAR) realizoi trajnime në mot të ftohtë dhe reagim ndaj fatkeqësive së bashku me stafin e Qendrës Trajnuese Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit të FSK-së në Pomozatin (SARTC – QNTKSH).

Kështu ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti takon liderë evropianë në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian

“Ata simuluan shumë skenarë të reagimit ndaj fatkeqësive. Këto përfshinin përdorimin e objekteve stërvitore në SARTC – QNTKSH për të kryer kërkime në rrënoja pas një tërmeti, trajtimin e viktimave dhe evakuimin pas një përplasjeje të madhe të trafikut rrugor dhe në terren. Gjithashtu edhe në skenar për reagimin ndaj rrëshqitjes së dheut, kërkimeve në mal, evakuimin e viktimave, si dhe mbijetesën në mot të ftohtë”, ka shkruar ministri.

Lexo më shumë  Eksperti ndërkombëtar: Kosova po përballet me fushata të dezinformimit që vijnë nga jashtë

UKISAR është ekipi kryesor ndërkombëtar i reagimit të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe i autorizuar nga Kërkimi dhe Shpëtimi i Kombeve të Bashkuara si ndër më të mirët në botë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *