Bota

Kuleba thotë se Ukraina po e merr ‘hapin e radhës’ me kërkesën për takim kokë më kokë me Moskën

Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se Moska ka refuzuar t’i përgjigjet Ukrainës, pasi këto të fundit të premten aktivizuan një pjesë të Dokumentit të Vjenës, i cili është një grup marrëvjeshjesh sigurie, që i kërkon Rusisë të shpjegojë aktivitetet e saj ushtarake.

“Rrjedhimisht, ne bëjmë hapin e radhës. Ne kërkojmë një takim me Rusinë dhe të gjitha shtetet pjesëmarrëse brenda 48 orëve për të diskutuar përforcimin dhe rishpërndarjen e Ushtrisë së Rusisë përgjatë kufirit tonë dhe në Krimenë e pushtuar përkohësisht”, shkroi ai në Twitter të dielën. Nuk pati asnjë përgjigje të menjëhershme nga Moska.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Dokumenti i Vjenës i vitit 1990 kërkon që 57 anëtarët e OSBE-së të ndajnë informacione rreth forcave të tyre ushtarake dhe të njoftojnë njëri-tjetrin për aktivitetet kryesore.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *